“Në këtë makinë është De Sciglio, m’u errën sytë”, mbrojtësi rrëfen sherrin me tifozët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Por, De Sciglio ka një të shkuar edhe te Milani aty ku u formua si futbollist edhe pse në vitin 2017, u largua si një personazh i urryer nga tifozeria kuqezi.

Madje, palët arritën deri në atë pikë ku u konfrontuan pas një ndeshje të prillit mes Milanit dhe Empolit. De Sciglio i është rikthyer këtij episodi ku thekson se nuk duhej të kishte reaguar kundër tifozëve, megjithatë shton se nuk mendoi shumë në momentin kur u përfshinë edhe prindërit e tij.

“Ishte një ndeshje me Empolin në San Siro, pashë nga tabela në vijën anësore dhe aty u shfaq numri im. Duhej të dilja nga fusha, në atë moment i gjithë stadium nisi të më vërshëllente dhe po festonin  zëvendësimin tim. Nuk po e kuptoja pse ishin aq shumë të irrituar me mua dhe në fakt nuk kuptova edhe pse trajneri Montella më zëvendësoi.

Ishte padyshim ky fillimi i fundit tim tek Milan, situata ishte e komplikuar edhe më parë, por kjo ishte “pika që derdhi gotën”. Isha tejet i inatosur. Pas ndeshjes, bashkohem në parking me prindërit e mi. Futem në makinë dhe bëhemi gati të dalim nga stadium, ishte rrëmujë. Babai frenon ndërsa një nga tifozët më sheh dhe lajmëron të tjerët; “Në këtë makinë është De Sciglio”. Nisën ofendimet dhe një grup i madh u mblodh përreth makinë. Babai zbret për të qetësuar turmën. Por, ata nisën të reagonin edhe më keq, në atë pikë m’u errën sytë dhe nuk pashë më.

Zbrita nga makina dhe bëra gabimin ku reagova kundër tifozëve, por nuk mund të kontrolloja të gjitha emocionet negative. Isha gabim e pranoj, por nuk mund të pranoja që në atë situatë u përfshinë edhe prindërit e mi. Ishte e tmerrshme. Te Milan më mungonte lumturia, nuk arrija të qeshja dhe isha shumë pranë të rënit në depression”, rrëfen De Sciglio./ Shqip

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like