Ne kemi një gjë që na lidh shumë fort dhe ajo është…

by admin
Spread the love

Kejsi Tola, këngëtarja e njohur shqiptare ishte e ftuara e parë e sezonit të dytë ‘A live night’, ku ka rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta e saj private. Ajo është përfolur në media edhe për një histori dashurie mes saj dhe Flori Mumajesit, ku këngëtarja tregoi se ata të dy i lidh muzika e bukur.

“Flori mendoj që është një nga njerëzit më të talentuar në industrinë e muzikës në Shqipëri dhe prandaj ka qenë edhe aryseja që kam trokitur në derën e tij dhe kam kërkuar që të kem muzikë prej tij. Ne kemi një gjë që na lidh shumë fort dhe ajo është muzika e mirë, e bukur”- tha Kejsi, e cila pranoi se vajzat shqiptare kanë nevojë për mbështetje.

Çdo vajzë ka shumë mbështetje sepse ka mbi të gjitha veten e saj me vete. Nuk mendoj që duhet të ketë dikë në krahë por mendoj që një vajzë patjetër mund t’ia dalë vetë, me hapa të vogla të sigurta me shumë ulje-ngritje ama mjafton që të mos humbasë veten e saj në të gjithë këtë rrugë. Momentin që i qëndrojmë besnik vetes tonë në atë moment kemi fituar çdo gjë.

Kam pasur pasiguri vetëm shumë pak momente kur kam qenë në adoleshencë sepse ndoshta kam qenë e papjekur, nuk kuptoja se çfarë më duhej dhe doja. Mendoj që njeriu kur rritet kupton veten e tij dhe e di se çfarë do dhe se cila është e mirë për të pavarësisht që këtë nuk e ndan dot asnjëherë se kush është më e mira apo çfarë është më e mira për ty. Kam kuptuar veten time dhe mendoj që në momentin që ne arrijmë të kuptojmë veten tonë pastaj pasiguritë mendoj që thjesht menaxhohen sepse do ti kemi aty gjithmonë. 

You may also like