“Ne jemi revolucion paqësor”, Berisha tregon kur do të mbahet protesta e radhës

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sot para Selisë Blu se p*rotesta të radhës pas asaj të 8 janarit do të ketë, por se kur kjo do të vendoset në një moment të dytë “kur të jetë koha më e përshtatshme”.

Duke folur para gazetarëve, Berisha vijoi të theksonte se p*rotesta e djeshme ishte paqësore, ndërsa akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha, tha se është duke bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama.

Do të mbahet protesta e radhës, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre dhe kur të gjykohet koha më e përshtatshme. Kjo është selia e PD, ata të cilët, këtu e kam më të gjerë, ata që pranojnë për kryetar të PD, kryetarin e emëruar nga Edi Rama me policë, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqipërisë. Ai nuk mund të pranohet”.

I pyetur se përse u tërhoq nga protesta, lideri historik i demokratëve tha se nga një “betejë bëhet tërheqje kur shihet se është përdorur gaz lotsjellws tej masave të lejuara.

Ne kemi ndjekur rregullat e kemi zbatuar ligjet. Asnjë gur i vetëm nuk u gjuajt ndaj narko-polcisë, pavarësisht nga sjellja shtazore e saj. Pavarësisht nga sasia e shumë herë e palejueshme e gazit që përdori. Hodhën gaz direkt te unë, po kjo më motivon më shumë që ky revolucion të triumfojë. Shkatërrimi i godinës, është blindimi, shndërrimi i saj në një bunker, si asnjë ndërtesë tjetër partie në Evropë”.

I pyetur nëse do të tërhiqet nëse Basha bën një hap pas, ish-kryeministri tha se kjo do të përcaktohet nga vota e demokratëve.

Berisha foli edhe për arrestimin e një kushëriri të kryeministrit, i cili është arrestuar edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me pr*otestën.

You may also like