“Ne jemi një ekip me cilësi mesatare” – Mourinho i frustruar pas humbjes ndaj Milanos, ja kë fajson portugezi

by admin
Spread the love

Jose Mourinho, pas humbjes kundër Milanit, shprehi haptazi frustrimin e tij, sidomos për arbitrin dhe referimin e ndeshjes.

Ai për DAZN deklaroi: “Ne ishim në lojë derisa Karsdorp doli me karton të kuq. Ishte një lojë e dobët në nivel teknik. Kemi bërë shumë gabime, e humbim topin me lehtësi dhe mungon mbështetja nga lojtarët”.

“Arbitri Chiffi? Ne ishim akoma brenda lojës gjithsesi, por nëse flasim për probleme cilësore, më duhet të flas për arbitrin dhe VAR. Nuk është e qartë nëse rasti i parë ishte penallti.

Ne pamë një lëvizje ku Tammy shtriu krahun, por nuk ka kontakt të pastër. Nëse e krahason me rastet e Zaniolos dhe Ibanezit, ose jep tre penallti ose asnjë. Unë nuk do jepja asnjë. Duam uniformitet. Chiffi është një arbitër pa personalitet”.

“Ne jemi një ekip me cilësi mesatare që mund të kishim disa pikë më shumë. Po të shikoni golin e dytë dhe penalltinë e fundit janë shembuj të qartë. Kemi bërë shumë gabime nga ana teknike, ka munguar cilësia teknike”.

You may also like