Në Itali janë të sigurt, Nedved e Allegri nuk kanë raporte të mira

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi këmbëngul se Pavel Nedved nuk ishte i pakënaqur me zëvendësimin e Paulo Dybala-s, por Il Corriere della Sera këmbëngul nga ana tjetër se zëvendës presidenti i klubit dhe Max Allegri nuk kanë marrëdhënie të mira.

Sky Sport Italia më parë publikoi një video të Nedved-it duke tundur kokën i dëshpëruar, ndërsa Max Allegri po zëvendësonte Dybalan në fitoren 2-1 të Juventusit ndaj Cagliarit të shtunën mbrëma. Argjentinasi kishte dhënë asistin për golin e Dusan Vlahovic vetëm pak minuta më parë.

Sipas burimeve të klubit të cituara nga Il Corriere della Sera, video nuk i referohet momentit të zëvendësimit të Dybala. Allegri tha gjithashtu se ndoshta video i përkistje një tjetër momenti.

Megjithatë, Nedved është përplasur me Allegrin kur deklaroi se Juventusi nuk është për titullin kampion, por mund të luftojë vetëm për vendin e katërt.

I njëjti burim shkroi se nga raporti mes trajnerit dhe Nedved që nuk është një raport ideal është ndikuar edhe atmosfera në Continassa që nuk është e qetë. Juventus e shkarkoi Allegrin në vitin 2019, pavarësisht se fitoi 11 trofe në pesë sezone.

Presidenti Andrea Agnelli ishte kundër shkarkimit të trajnerit, por mediat italiane në atë kohë thanë se Nedved loboi fortë që Juventusi të ndante rrugët me teknikun toskan.

Kështu, mosmarrëveshjet e një kohë më parë, duket se janë rikthyer midis këtyre dy personazheve dhe po e shqetësojnë jo pak ambientin e Juves. /oversport.tv

You may also like