Në Gjermani aksidentohet vozitësi nga Maqedonia e Veriut me kamionin 70 tonësh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
Fotoscreen Twitter

 

Një aksident me përplasje nga ana e pasme ndodhi në autostradën gjermane A3 pranë Erkrath, në drejtim të Arnhemit. Një person ka mbetur i lënduar. Janë shkaktuar edhe ndërprerje të konsiderueshme të qarkullimit

Për arsye që ende nuk dihen, dy kamionë janë përplasur mëngjesin e sotëm pranë Erkrathit në A3. Një nga dy drejtuesit e mjeteve është dashur të dërgohet me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Kjo rezultoi në vonesa të konsiderueshme të trafikut në Gjermani.

Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i një kamioni, një 43-vjeçar nga Turqia, po lëvizte me kamion në korsinë e djathtë, informon portali Shtegu. Për shkak të bllokimit të trafikut, 43-vjeçari është dashur të frenojë mjetin e tij. Drejtuesi i një kamioni (18 tonë) në vijim, një vozitës 48-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, nuk ka mundur më të frenojë në kohë dhe është përplasur me gjysmërimorkion e 43-vjeçarit, i cila po frenonte para tij.

Shoferi i kamionit rimorkio mbeti i palënduar. 48-vjeçari është dërguar në spital me autoambulancë. Korsia e djathtë dhe e mesme u mbyllën ndërkohë që po hetohej aksidenti. Trafiku është devijuar në korsinë e majtë në vendin e aksidentit. Trafiku u mbështet përkohësisht për më shumë se pesë kilometra. Policia e vlerëson dëmin material në 100 mijë euro.

You may also like