Në gjendje të dehur një person ia vuri flakën shtëpisë së vet në Pejë

by admin
Spread the love

Një person dyshohet se ia ka vënë flakën shtëpisë së vet në fshatin Raushiq të Pejës, të shtunën rreth orës 22.

Sipas policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur në momentin e kryerjes së kësaj vepre.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like