Në fundjavë rikthehet Kategoria e Parë, ja sfidat që do të ndiqni live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kategoria e Parë do të rikthehet këtë fundjavë në ekranin e Oversport dhe Tibo për të zhvilluar ndeshjet e javës së 11-të. Kjo javë që do të luhet e ndarë në tre ditë do të sjellë përballje mjaft interesante për shikuesit.

Java starton të shtunën në orën 12:30 me supersfidën Dinamo-Lushnja, që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo. Blutë kërkojnë një tjetër sukses që të mos e lëshojnë kreun (janë në kuotë të barabartë pikësh me Flamurtarin), ndërsa lushnjarët synojnë të lënë pas krahëve krizën e rezultateve.

Të dielën do të luhen 5 takime të tjera të Kategorisë së Parë: Skënderbeu do të presë në shtëpi Turbinën, ndërsa Korabi do të luajë në transfertë përballë Burrelit. Tërbuni do të presë Luzin, Besa do të luajë kundër Orikut në transfertë, ndërsa në Lezhë do të luhet një sfidë interesante mes Besëlidhjes dhe Apolonisë.

Java e 11-të do të mbyllet të hënën me takimin Tomori-Flamurtari që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

Kategoria e Parë / Java e 11-të

E shtunë 10 dhjetor

Dinamo-Lushnja               12:30

E dielë 11 dhjetor

Tërbuni-Luzi                       13:00

Oriku-Besa                          13:00

Skënderbeu-Turbina      13:00

Burreli-Korabi                    13:00

Besëlidhja-Apolonia       13:00

E hënë 12 dhjetor 22

Tomori-Flamurtari           12:30

You may also like