Në fundjavë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima – Shqip

by admin
Spread the love

TEMPERATURAT ARRIJNË 40 GRADË CELSIUS

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme temperaturat arritën vlerën maksimale deri në 40 gradë celsius. Mot i ngjajshëm ishte i pranishëm në gjithë territorin e vendit, ndërsa nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftojnë se mot më i freskët do të jetë gjatë ukiendit.

“Nën ndikimin e një fronti atmosferik nesër në orët e pasditës dhe natën moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, erëra, shkarkime elektrike dhe kushtet për shfaqjen e breshrit. Nga e diela do të vijojë mot më i freskët me erë mesatare, kohë pas kohe të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor” – thonë nga DPHM.

Si pasoj e temperaturave të larta, autoritet këshillojnë qytetarët që të shmangin daljen nga ora 11 deri në 16 e pasditës. /KlanMacedonia/

You may also like