Në fundjavë do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit dhe Ohrit

by admin
Spread the love





Komunikacioni i Shkupit do të jetë me kufizime në disa pjesë të qytetit të shtunën dhe të dielën, për shkak disa punimeve që po zhvillohen, transmeton Portalb.mk.

“Për qarkullim do të mbyllet rruga “Mitropolit Teododij Gologanov”, të shtunën prej orës 08:00 deri në kryerjen e punëve ndërtimore dhe të dielën në periudhën prej 07:00 deri 19:00”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e punonjësve të policisë gjatë këtyre kufizimeve.

“Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Ohër në mënyrë intensive ndërmerr masa për sigurinë e komunikacionit, kontrollin dhe rregullimin e komunikacionit, para së gjithash përgjatë bulevardit “Turistiçka”, por edhe përgjatë rrugëve të tjera ku nuk lejohet ndalimi apo parkimi i mjeteve motorike dhe ku parashikohet që mjetet me përparësi kalimi të kalojnë pa probleme”, sqaroi Policia.

Kufizimet në Ohër vijnë për shkak rritjes së sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi i tyre do të realizohet me ndërmjetësues nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.







Artikulli paraprakBE-ja do të prezantojë “plan të konsoliduar” për zbatimin e propozimit
Artikulli tjetërBorrell në Kuvendin e Maqedonisë – Pritet nga Xhaferi dhe përfaqësues të grupeve parlamentare




You may also like