Në finale takohen Franca – Danimarka – Shqip

by admin
Spread the love

Franca është kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani. Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (27:27) dhe u desh vazhdimet që të përcaktojnë finalistin.

Në një ndeshje të fortë deri në frymën e fundit, Franca ka shënuar fitore pas vazhdimeve me rezultat 34:30.

Duhet theksuar se në pjesë e parë Franca ishte në epërsi me 17:11 por në pjesën e dytë suedezët barazuan 27:27.

Në ndeshjen e dytë gjysmë finale mes Gjermanisë dhe Danimarkës në ojë dramatike dhe me kthesa të shumta në fund danezët ishin më të mire dhe arritën të fitojnë me rezultatin 29-26. Danezët pas dizavatazhit në pjesën e parë 12-14, në pjesën e dytë dëshmuan lojë të shkëlqyer dhe arritët të kthejnë rezultatin (17-12) dhe të kualifikohen në finale ku do të takohen me Francën.

Ndeshja finale Francë – Danimarkë do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:45, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë do të përballen Gjermania – Suedia

Në ndeshjen për pozitën e pestë dhe të gjashtë, reprezentacioni i Hungarisë mundi Slloveninë me rezultat 23-22.

You may also like