Në dy vitet e para, fëmijët s’duhet të shohin fare TV

by admin
Spread the love

Organizata
Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur varësinë nga videolojërat, një sëmundje
mendore. Sipas OBSH-së, personat e varur nga këto lojëra janë të prirur të lënë
pas dore gjithçka tjetër duke shpërdoruar një kohë të gjatë të ditës duke
humbur vetëkontrollin.

Por, përpos këtyre shqetësimeve të OBSH, një alarm tjetër ngrihet për problemet që sjell për fëmijët angazhimi në videolojëra, siç është dëmtimi gjuhësor.

Mjekja pediatre, Lira Gjika, thotë se dy vitet e para të jetës fëmijët nuk duhet as të shohin televizor, pasi dëmi është shumë i madh.

“Është një alarm. Dy vitet e para fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt, sepse vret zhvillimin e gjuhës tek fëmijët. Nuk duhet të përdorin as tv dhe as këto aparate sepse harrojnë ato që kanë mësuar në shkollë”.

“Fëmijët që e mësonin të folurën nëpërmjet tv, mësonin 8 fjalë më pak se nëpërmjet të rriturit”, theksoi Gjika.

Ndonëse u
përcaktua si patologji, “çrregullimi nga lojërat kompjuterike” është një
problematikë që trajtohet prej vitesh në vendet aziatike, që janë përdoruesit
më të mëdhenj të tyre. Në Korenë e Jugut, ndalohet me ligj përdorimi i
videolojërave nga mesnata në orën 6 të mëngjesit, ndërsa në Kinë e Japoni, minorenët
lajmërohen përmes njoftimeve të rrinë larg tastierës dhe komandave të
kompjuterit. /mapo.al

Lexo lajme interesante

You may also like