“Ne do të mbrojmë Ballkanin Perëndimor…” – Shqip

by admin
Spread the love

“Mbretëria e Bashkuar do të mbrojë dhe mbështesë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës”, u tha tha Sekretarja e Jashtme britanike Elizabeth Truss përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga, mbedhur në një kohë tensionesh, ku veçon rajoni, me Bosnjen e tendosur nga udhëheqja e Republika Srpska, si dhe Ukraina nën kërcënimin rus.

“Çdo veprim i Rusisë që synon cenimin e lirive dhe demokracisë në vendet tona partnere do të ishte një gabim strategjik. Ne duam një paqe në të cilën liria dhe demokracia jo vetëm të mbijetojnë, por të lulëzojnë. Për këtë qëllim, ne do të jemi në anën e partnerëve tanë demokratikë. Ne do të mbështesim Ukrainën dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, do të ruajmë sigurinë e tyre dhe do të forcojmë stabilitetin e tyre ekonomik,” tha Truss.

Kievi dhe vendet perëndimore kanë shprehur së fundmi shqetësimin për intensifikimin e pretenduar të “veprimeve agresive” të Rusisë pranë kufijve të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po lëviz trupat brenda territorit të saj dhe sipas gjykimit të saj. Sipas tij, nuk kërcënon askënd dhe askush nuk duhet të shqetësohet.

Ndërsa nga NATO u paralajëmëria se Rusia do të paguajë një çmim të lartë në rast të agresionit ushtarak kundër Ukrainës.

“Rusia do të paguajë një çmim të lartë nëse përdor edhe një herë forcën kundër një kombi të pavarur, Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg. /tesheshi.com/

You may also like