Në ditëlindjen e 53-të, Jennifer Lopez pozon nudo

by admin
Spread the love

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, kishte një ditë më parë ditëlindjen dhe bëri 53 vjeçe. Për këtë arsye, ajo ka ndarë me 219 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” një video ku shfaqet krejtësisht nudo.

Teksa promovonte produktin më të fundit të JLo Beatuty, një balsam prej 65 dollarësh, ylli botëror pozoi e gjitha nudo, duke treguar trupin e saj të bonifikuar.

“Ne i kushtojmë gjithë këtë kujdes dhe vëmendje lëkurës së fytyrës, por ndonjëherë neglizhojmë trupin. Ishte e rëndësishme për mua që të krijoja një rutinë për kujdesin e lëkurës së trupit, për të adresuar nevojat e tij specifike dhe unike”, ka shkruar Jennifer bashkëngjitur me videon që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime.

Më pas nëna e dy fëmijëve ka shtuar: “Sot është ditëlindja ime dhe unë po ju dhuroj një pikë speciale të balsamit”.

You may also like