“Në cilën orë erdhe mbrëmë?”, burri i kërkon llogari, Dalina Buzi i publikon mesazhet!

by admin
Spread the love

Fakti që është anëtare e jurisë së “Dancing With The Stars”, ka bërë që Dalina Buzi të jetë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Me profesionin e saj si gazetare dhe moderatore, Dalina nuk i ka munguar ekranit apo rrjeteve sociale.

Edhe pse vetë është shumë aktive në këtë aspekt nuk mund të themi të njëjtën gjë për bashkëshortin e saj. Ky i fundit siç e ka theksuar në disa dalje të saj vetë Buzi nuk ështe aspak një person televiziv madje as daljet e saj nuk i ndjek.

Së fundmi pas natës së mbrëmshme të spektaklit të kërcimit, Dalina ka publikuar në Instagramin e saj bisedën që ajo dhe bashkëshorti kanë realizuar këtë mëngjes.

Edhe nga pyetjet që ai bën duket që partneri i gazetares nuk është shumë i informuar mbi ndodhitë e televizionin, ku në një moment ngatërron edhe emrin e Arbana Osmanit. Gjithsesi partneren e tij mbrëmjen e djeshme në “Dancing With The Stars” e kishte ndjekur si rrallëherë.

You may also like