Në çfarë luksi jetoi Pablo Escobar? – Shqip

by admin
Spread the love

La Manuela, vila e superbosit të drogës Pablo Escobar në brigjet e një liqeni në Guatape, Kolumbi, është sot në gërmadha, gjë që dëshmon ende madhështinë dhe luksin e saj të dikurshëm.

Prona, e cila shërbeu si një nga selitë kryesore të perandorisë së drogës së Escobar-it, u sekuestrua nga qeveria kolumbiane në fund të viteve 1990 si pjesë e përpjekjeve të saj për të goditur trafikun e drogës.

Megjithatë, kjo pasuri mori një kthesë të errët në vitin 1993, kur ajo u dogj nga banda rivale e drogës PEPES, e cila u përpoq të fshinte të gjitha gjurmët e trashëgimisë së Escobar.

Pablo Escobar, lideri i kartelit Medellin, vdiq më 2 dhjetor 1993 në moshën 44-vjeçare në çatinë e një shtëpie në Medellin në një konfrontim me policinë kolumbiane. Ndjekja e tij zgjati 16 muaj.

Escobar la pas një sasi të madhe pasurish të paluajtshme, duke përfshirë ndërtesa, pallate dhe prona, si dhe avionë privatë, helikopterë, makina luksoze, bizhuteri dhe piktura të shtrenjta.

Ai kreu sulme të shumta të armatosura kundër forcave të sigurisë, zyrtarëve publikë dhe civilëve. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like