Ne bëjmë plane për të ardhmen, duke harruar ndonjëherë sa të papritura ka jeta…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Kjo është dora ime. E kam prerë dorën në një moment hutimi, gjatë punës me motosharrë. Gjithë gishtat u dëmtuan, por në veçanti gishti i unazës u shkëput fare, kurse gishti i mesit përgjysëm. Mirëpo pas 11 orësh ndërhyrje kirurgjikale, mjekët arritën të më shpëtonin dorën. Këto plagë të dhimbshme më kujtojnë çdo ditë se sa mundet të ndryshojë rrjedha e jetës në vetëm një sekondë. Vitin e shkuar, këtë gjë ia vura në dukje shumë personave dhe besoj ia kam dalë mbanë t’i ndërgjegjësoj për rëndësinë e çdo momenti në jetë.

Ne bëjmë planifikime, bëjmë projekte, të sigurtë në rrugën e jetës sonë, duke harruar se ndonjëherë mund të na ndodhë diçka e papritur dhe të ndryshojë totalisht gjithçka. Pas kësaj që më ndodhi, edhe unë do të bëj planifikime dhe programime në jetë, por nga tani e tutje, do të mundohem të jetoj çdo ditë sikur të ishte e fundit”. – Nek

Rëndësia e një momenti duket pikërisht në raste të tilla të papritura, të cilat e ndryshojnë për keq rrjedhën e jetës sonë. Harrojmë se në çaste të caktuara kalojmë edhe ngjarje të bukura, kjo për shkak se na prishet qejfi nga momentet e trishta dhe të dhimbshme. Këto momente na bëjnë më tepër të kuptojmë rëndësinë e çdo çasti që kalon. Nek na jep një mësim që ne jemi munduar t’ua theksojmë në shumë artikuj. Duhet jetuar çdo moment si të ishte i fundit, pasi jeta ka të papritura, të cilat ndonjëherë nuk parashikohen. Këtë ua them me bindjen më të plotë, pasi kur gjithçka po shkonte për bukuri në jetën time, krejt papritur më ndodhi një nga problemet më të mëdha shëndetësore që ende sot nuk e kam kaluar. Ndaj, bëni plane për të ardhmen, por gjithmonë mundohuni ta shijoni çdo moment të jetës suaj në maksmum. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të sjellë e nesërmja, e akoma më tepër, çfarë mund të ndodhë pas pak minutash…

You may also like