Në Austri arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut që tentoi të vriste nënën e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hetuesit policorë austriakë kanë gjetur një shtetas të Maqedonisë së Veriut në Wels, i cili në vendlindjen e tij kërkohet për një tentativë vrasjeje ndaj nënës së tij.

24-vjeçari u arrestua më 24 shtator, njoftoi të dielën Ministria e Brendshme austriake. Para se të arrestohej në Wels, ai thuhet se ishte fshehur në Vjenë.

Mqedonasi dyshohet se në muajin korrik të vitit 2017 ka tentuar të vrasë nënën e tij me të shtëna të shumta, informon portali Shtegu. Ai është kërkuar ndërkombëtarisht për një kohë të gjatë. Në gusht, hetuesit nga Zyra Federale e Policisë Kriminale morën kontrollin. Në fund të shtatorit ai u hetua në Wels dhe u arrestua me ndihmën e njësisë Cobra.

Sipas njoftimit për shtyp, maqedonasi, i cili po ngiste një makinë me targa austriake dhe kishte drogë me vete, ishte plotësisht i befasuar nga arrestimi. Ai u dërgua në burgun Josefstadt në Vjenë.

You may also like