Në “Allianz” luhet derbi i Italisë, “GranGol” sjell emocionet e sfidës Live nga Torino

by admin
Spread the love

Të dielën në mbrëmje në stadiumin “Allianz” do të luhet derbi i Italisë, supersfida Juventus-Inter. Për të sjellë sa më pranë për shikuesit këtë përballje historike të Serie A mendon skuadra Oversport, që do të transmetojë direkt nga Torino emocionet e kësaj ndeshjeje.

Alban Xhihani do të komentojë Live nga stadiumi derbin e Italisë së bashku me ish-lojtarin e kombëtares shqiptare Florian Myrtaj.

Bukuroshja Cindy Marina do të sjellë intervistat ekskluzive të protagonistëve të ndeshjes, por nuk do të mungojnë as analizat interesante të Kastriot Çaushit, si dhe komentet e të ftuarës së Oversport Mikaela Shpendi.

Spektakli dhe emocionet të dielën në mbrëmje janë të sigurta si në fushën e blertë edhe në emisionin “GranGol”, që sjell ekskluzivisht këtë sfidë live për publikun shqiptar dhe atë kosovar.

You may also like