Ndryshon orari i sfidës Tirana-Laçi, kalendari i javës së 7-të të Superiores

by admin
Spread the love

Sapo është mbyllur një javë plot emocione e kampionatit shqiptar të futbollit, por Abissnet Superiore rikthehet sërish të premten në Oversport dhe Tibo për të luajtur ndeshjet e javës së shtatë.

Të premten do të luhen tre ndeshje të kampionatit. Erzeni do të përballet me Egnatian në “Niko Dovana” në orën 15:00, ndërsa Tirana do të presë në shtëpi Laçin në orën 17:45. Fillimisht sfida e bardhebluve ishte programuar për tu luajtur në orën 15:00, por më pas është vendosur që kampionët e Shqipërisë të luajnë kundër Laçit në orën 17:45.

Në po të njëjtin orar në Shkodër do të luhet superndeshja e kësaj javë në futbollin shqiptar, përballja Vllaznia-Partizani.

Java e shtatë do të mbyllet të shtunën me takimet Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta, që do të luhen në orën 15:00. Të gjitha takimet mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. / Overport.tv

Superiore / Java e 7-të

E premte / 7 tetor

Erzeni-Egnatia                   ora 15:00

Tirana-Laçi                           ora 17:45

Vllaznia-Partizani              ora 17:45

E shtunë / 8 tetor

Kukësi-Bylis                        ora 15:00

Kastrioti-Teuta                  ora 15:00

You may also like