Ndryshimet Kushtetuese – opozita të kyçet në grupet e punës – Shqip

by admin
Spread the love

“AMENDAMENTET TEMË E DEBATIT TË GJERË SHOQËROR”

Qeveria duhet të nis konsultime të gjera për përgatitjen e amendamenteve kushtetuese dhe në fillim të verës të hyjnë në procedurë parlamentare, që të miratohen deri në Nëntor, për shkak të procesit të skriningut. Miratimi I ndryshimeve kushtetuese dhe futja e Bullgarëve në Kushtetutë është kusht për hapjen e kapitujve të parë në negociatat me BE-në.

Pas përfundimit të procesit të riformatimit të Qeverisë, fokusi i shumicës parlamentare është sigurimi I 80 deputetëve për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

Në paraqitjet publike, deri tani, vetëm VMRO-DPMNE-ja dhe “Levica” qartazi kanë thënë se me asnjë çmim nuk do t`i mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Faza tjetër është formimi i grupit të punës së ekspertëve të koordinuar nga Ministria e Drejtësisë për përgatitjen e amendamenteve – thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u shprehur optimist se VMRO-DPMNE-ja do të delegojë ekspertë juridik në grupin e punës për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, raporton KlanM.

“Ky grup pune do të ketë ekspertë të drejtës kushtetuese dhe do të thirren ekspertë nga partitë, që do të thotë edhe nga opozita. Vlerësoj se opozita këtë duhet ta pranojë, edhe pse e kaluara na tregon se nuk duan të jenë pjesëmarrës përveç në bllokimin e Kuvendit, por mendoj se këtë herë duhet të marrin pjesë” – tha Kovaçevski.

Kryeministri, sic njofton KlanM, ka sqaruar se pas përgatitjes, amendamentet do të jenë temë debati midis komunitetit akademik dhe të biznesit, organizatave joqeveriatre, mediave dhe qytetarëve, që të gjithë të japin mendimin e tyre. Më pas, sic tha, pason faza e debatit parlamentar për ndryshimet kushtetuese.

You may also like