Ndryshime të papritura për shenjat e horoskopit

01:08 | 22 Korrik 2021

Është koha për t’u entuziazmuar, por jo në mënyrat që mund të mendoni. E para nga dy hënat e plota në Ujor ndodh më 23 korrik, duke na shtyrë të mendojmë ndryshe dhe të largohemi nga realiteti, duke fantazuar dhe duke gjetur mundësi të reja.

Plutoni do ta amplifikojë këtë energji. Kur dielli dhe hëna përballen me njëra-tjetrën në 180 gradë, Hëna e Plotë e Korrikut do të shkëlqejë në gjithë lavdinë e saj.

Shenja e Ujorit ka të bëjë me krijimin e rrugës tuaj dhe lidhjen më të thellë me individualitetin tuaj.

Me një Hënë të Plotë në Ujor, energjitë e përgjegjësisë shoqërore, shprehja e individualitetit, ndryshimi rrënjësor, eksperimentimi dhe bashkëpunimi theksohen.

Hëna do të jetë e kundërt me diellin, duke e vendosur hënën në Ujor dhe diellin në Luan, duke na shtyrë në fund të fundit drejt mirëkuptimit më të thellë. Në mënyrë të veçantë, kjo hënë ndikon që të gjithë të zbulojnë talentet dhe perspektiva të reja dhe unike.

Me hënën në ujor çdo shenjë është më e motivuar të largohet nga mënyra e vjetër e mendimit dhe të krijojë rrugë të reja dhe ide të reja, të heqin dorë nga frika e ndryshimit.

Për shkak të vendosjes së kësaj hëne të plotë, në 1 shkallë të Ujorit, të lindurit në Dash, Gaforrje, Peshore dhe Bricjap si dhe ata të lindur në Dem, Luan, Akrep dhe Ujor do ta ndiejnë këtë mjaft intensivisht. Mos harroni, dashurinë: Qëllimi i një hëne të plotë është të krijojë një kohë për reflektim, mirëkuptim, dhembshuri dhe vëzhgim.

 

 



Leave a Reply