Ndryshime në masat e shpërblimit për sportistët/ Kushi: Peshëngritësit medalistë do të përfitojnë në të gjitha garat

by admin
Spread the love

Sportistët tashmë do të përfitojnë shpërblim sipas rregulloreve ndërkombëtare, sipas ministres të Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Kushi deklaroi për mediet se janë miratuar disa ndryshime në kriteret dhe trajtimin që përfitojnë sportistët e nivelit të lartë.

Qëllimi është të ofrojmë kushte sa më të mira dhe të kemi rezultate sa më të larta në gara. Masa e shpërblimit do të jetë sipas rregulloreve ndërkombëtare”.

Ministrja e Arsimit u ndal specifikisht te peshëngritja, ku vendi ynë ka njohur kampion ndër vite, ndërsa një javë më parë Briken Çalja u shpall nënkampion bote në Ukrainë.

Për herë të parë, sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, jo vetëm dygarëshin”, shpjegoi Kushi.

Masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve në secilin prej kampionateve ballkanike, evropiane apo botërore. Kemi parashikuar në disa dispozita të fundit që edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë gjatë këtyre muajve, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të trajtohen sipas këtij vendimi. Që do të thotë Briken Çalja i cili u shpall kampion do të shpërblehet sipas njësoj si peshëngritësit e tjerë Evropianë apo botërore, sipas standardeve dhe rregulloreve ndërkombëtare për herë të parë”.


Top Channel

You may also like