Ndryshime në godinën e PD, pas rikonstruksionit fasada e selisë vishet me ngjyra

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prej ditësh në rikonstruksion selia e Partisë Demokratik është veshur me ngjyra e banera. Në pjesën ballore janë vendosur tre banera. Në mes flamuri kuq e zi, anash një baner ku shkruhet ‘Zgjedhim të ardhmen’ dhe një tjetër Partia Demokratike e Shqipërisë, ndërkohë që punimet vijojnë ende.

Duket se banerat kanë sjellë dhe më shumë ngjyra në fasadën e selisë. Ndërkohë që një ditë më parë xhamat e tejdukshëm të fasadës së godinës u veshën me letër adeziv, e cila pamundësonte shikimin nga jashtë-brenda, ndërsa letra kishte të stampuar logon e Partisë Demokratike.

Por ndryshimet duken se kanë ndodhur dhe në pjesën e brendshme. Kjo pasi në korridorin e katit të parë u hoqën disa foto nga muret anësore, ku shfaqeshin momente të suksesshme të qeverisjes së Berishës.

You may also like