Ndoshta nuk mund ta besoni, por kjo është arsyeja e rikthimit të Dagzit në Big Brother

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Televotimi i hapur nga Vëllai i Madh pas eleminimit të Dj PM dhe Dj Dagz, ia dha këtij të fundit edhe një mundësi për t’iu rikthyer garës për çmimin e madh.

Pajtimi dhe Arbëri ishin dyshja që mbrëmë u eleminuan nga Big Brother, por pas votave të publikut Arbëri u rikthyer edhe pse shumë I mërzitur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Gjatë një bisede me Donaldin, Dagz ka treguar se arsyeja pse ai u rikthye në shtëpi ishte pikërisht Einxhel, e cila u mërzit shumë pas daljes së kosovarëve.

“Një ndër arsyet ishte Einxhel. Nuk e kam besuar që do të mërzitej aq shumë për largimin tim. Edhe në studio e pash në atë gjendje edhe realisht nuk e prisja“-tha ai.

Kujtojmë që Arbëri dhe Einxhel kanë shfaqur disa herë pëlqime për njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk treguar diçka të fortë që mund t’i shtyente deri tek nisja e një lidhje.


You may also like