Ndoshta është strategji e Luizit, por duhet të votojmë që…

by admin
Spread the love

Nominimi i fortë i kësaj jave mes Oltës dhe Kiarës nuk po diskutohet vetëm brenda për brenda Shqipërisë, por edhe në Kanada. Fituesi i ‘Big Brother VIP Kanada’, Kevin Jacobs, nga i cili Luizi frymëzohet për planet, e ka një koment për atë që po ndodh.

Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale, Kevin thotë se duhet të shpëtohet Kiara, pasi në këtë mënyrë shpëtohet edhe Luizi.

“E pashë një episod, unë nuk di shqip por ja përmbledhja e asaj që pashë në ‘Big Brother VIP Albania’. Të gjithë analizuan, kishte disa klipe sesi Kiara po bënte diçka të keqe, nuk e di arsyen por ajo u nominua me Oltën.

Di që Olta është konkurrentja e Luizit, e Kiara është e dashura. Për Kiarën, na duhet ta votojmë se na duhet që Luizi të qëndrojë, ndoshta është vetëm strategji, unë nuk di shqip, ndaj e gjitha mund të jetë gabim, por jepi Luiz.”- thotë Kevin.

You may also like