Ndonjëherë është e vështirë të më duash

by admin
Spread the love

Justin Timberlake doli në skenë për herë të parë që nga arrestimi i tij për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Timberlake, i cili u arrestua gjatë turneut të tij, u ngjit në skenën e Çikagos në të njëjtën ditë të seancës së tij gjyqësore dhe mbajti një fjalim të shkurtër.

“Ka qenë një javë e vështirë. E di që ndonjëherë është e vështirë të më duash, por ju vazhdoni të më doni dhe unë ju dua gjithashtu”, shtoi Justin pak para performancës së tij.

Sa i përket procesit gjyqësor, seanca ka qenë virtuale dhe ka marrë pjesë edhe avokati i tij.

Sipas Departamentit të Policisë Sag Harbor, Timberlake u arrestua dhe u mbajt gjatë natës për t’u gjykuar në mëngjes. Ndërkohë, Timberlake pretendoi se kishte pirë vetëm një pije me miqtë e tij përpara se të kthehej në shtëpi.

360grade.al

You may also like