“Ndodhi skandali diplomatik”, diplomati i njohur shqiptar hedh dritë mbi zhurmën e përplasjes mes Yuri Kim dhe Ramës

by admin
Spread the love

Diplomati Spartak Topollaj thotë se kur reforma në drejtësi u votua nga 140 deputetët ose 100% e tyre, të gjithë u gëzuan, e pëlqyen dhe menduan se punët do shkojnë mirë, por aktualisht ka një zhgënjim të madh.

Nga studio e MCN Live, ai tha se vetingu si një nga kolonat e reformës në drejtësi, u bë në mënyrë selektive dhe se ata që bën vetingun dhe kaluan në veting, kaluan në mënyrë selektive.

“Kë duam ne e kalojmë, për dikë u pa qimja në sy, për dikë nuk u pa trau. Përderisa politika i përzgjedh, i përzgjedh në favor të saj.

Të bësh naivin se shumica e organeve të drejtësisë aktuale janë o njerëz të lidhur me mazhorancën, ose njerëz të nomeklaturës së dikurshme.

Në këto rrethana do të gjykojmë se reforma nuk ka mbërritur dhe vështirë të mbërrijë tek qëllimi për të cilën u bë”, u shpreh diplomati.

Duke u ndalur tek rasti i ambasadores Yuri Kim dhe deklaratës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Topollaj tha se nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur në një shtet demokratik, në Europë, ministrja e Jashtme dhe sikur mos të ketë dorë, vetëm për këtë komunikatë duhet të jepte dorëheqjen.

“Në asnjë rast shteti pritës, deri në ditën kur zyrtarisht ta kërkojë Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit largimin e ambasadores Kim dhe emërimin e një ambasadori të ri, deri në atë moment shteti pritës nuk ka asnjë të drejtë të shpallë largimin ose jo të një ambasadori.

Atë e di shteti i saj, ndodhi skandal diplomatik! Ambasadorja që s’ka lënë rast pa mbajtur anën e mazhorancës, u detyrua që të thotë se do jem dhe për ca kohë.

Mandati i ambasadorëve në SHBA është 3 vjet, mund të ikë më herët për arsye të ndryshme, por qëndron 3 vjet. Mendoj se u gabua rëndë.

Pse e bënë dhe si e bënë, s’është e vështirë të kuptohet… Kohët e fundit ambasadorja Kim ka filluar të gërric dhe mazhorancën.

Kjo nuk i ka pëlqyer Ramës dhe me shpoti dhe qesëndi ka përdorur gjuhën, foltorja, fallxhorja, do të thoja që kjo përgjigje shpotitëse ndaj ambasadores amerikane, nuk do të kalojë pa u vënë re.

Do ketë përgjigje tjetër, ose sot ose nesër. Pse ndodhi kjo? Pse një ambasadore qoftë dhe zonja Kim, aq më tepër që është e aleatit tonë strategjik?

E llastuar pak si shumë nga qeveria, edhe zonja Kim u ndje guvernatore, kompetente dhe filloi gradualisht t’ia marrë dorën ndërhyrjeve në fillim i vinte mirë qeverisë dhe zotit Rama.

Kur ajo e kuptoi por dhe të tjerë të DASH, se nuk janë të gjithë sorosian, ata e kanë rekomanduar patjetër zonjën Kim, ndërhyrjet e saj filluan çdo ditë e më tepër të bëhen flagrante.

Erdhi një moment që Rama nuk duron dot qimen në trup, jo të duroj qëndrimet e Kim.

Tani në fund nuk ka më fotografi që ti varet zonja Kim, Erion Velisë në qafë apo të pranojë që t’i puthë dorën Edi Rama, se edhe ajo ka disa eprorë nuk janë të gjithë sorosianë.

Amerikanët marrin të gjithë informacion pesë drejtimesh, jo tre siç marrin në shtete të tjera se ç’bën ambasadori në vendin përkatës”, thekson në fjalën e tij Spartak Topollaj.

You may also like