Ndodhi në vitet 2010, 2014 dhe 2018. A do të rikthehet sërish në skenë edhe në Katar 2022?

by admin
Spread the love

Botërori gjithmonë ka kuriozitete dhe të dhëna interesante. Një rastësi e çuditshme ndodhi në vitet 2010, 2014 dhe 2018. A do të rikthehet sërish në skenë edhe në vitin 2022?

Gjithçka lidhet me golashënuesin e Europianit që zhvillohet përpara Botërorit. Ndodhi me Vijën, Mario Gomezin dhe Grizmanin. Tani në skenë është emri i Cristiano Ronaldos.

A do të ndodhë sërish me Portugalinë dhe golashënuesin e Europianit? Numrat e kompeticioneve të mëparshme e konfirmojnë këtë. Në vitin 2010 trofeun e Botërorit e fitoi Spanja, ndërsa David Villa doli golashënues i Europianit 2008. Në Europianin e vitit 2012 doli Mario Gomez dhe 4 vite më vonë Antuan Grizman shënoi 6 herë. Statistikat luajnë për Cristiano Ronaldon.

Në çdo edicion të Botërorit ndodhin profeci të ndryshme. E para ka qenë me oktapodin Pol dhe Spanjën, ndërsa në Katar do të jetë radha e një tjetër rastësie. Golashënuesi i fundit i Europianit fiton Botërorin. Fituan Spanja pasi Vija u bë golashënues, Gjermania pasi u bë Mario Gomez dhe Franca pas Grizmanit. Ronaldo dëshiron t’i besojë verbërisht kësaj rastësie.

Edhe seriali Simpson ka parashikuar fituesin e Botërorit të Katarit 2022. Sipas tyre finalja do të jetë mes Brazilit dhe Spanjës dhe Seleçao do të triumfojë në fund. Më parë u parashikua edhe fitorja spektakolare e Gjermanisë kundër Brazilit.

Ndërkohë që formula matematikore Klemen parashikon një finale mes Anglisë dhe Argjentinës, ku Lionel Messi mund të ngrejë trofeun. Kjo formulë parashikoi gjithashtu fituesin në vitin 2014 dhe në vitin 2018. / Oversport.tv

You may also like