Ndodhi në Roskovec: Të harruarit nga qeveria shpikin ‘teleferik’ për të shpëtuar qindra kuintalë ullinj

by admin
Spread the love

Fermerët e fshatit Mbërs, që i përket njësisë administrative Kurjan të Roskovecit po detyrohen ta lënë ullirin e vjelë nëpër ara, sepse nuk ka rrugë që ta marrin me mjete bujqësore, apo kafshë për në rrugë kryesore e më pas ta çojnë në fabrika të përpunimit për të prodhuar vaj.

Edhe pse janë ankuar, askush nuk ka marrë as më të voglin vendim për ta zgjidhur këtë çështje.

Edhe me gomerë nuk i marrin thasët me prodhim, pasi me shirat e vjeshtës shkasin si gomerët dhe mushkat, se mjetet e tjera bujqësore as që nuk hyjnë dot në kodrat me ullinj.

Po një risi, prej një viti më parë i ka lehtësuar disi banorët e harruar nga shtetit të fshatit Mbërs.

Duke parë që nga terreni i thyer nuk munden të shpëtojnë dot mundin e tyre, një prej tyre ka shpikurr një metodë për ta ngritur deri lart në rrugën kryesore, prodhimin e ullirit.

Xhevahiri ka bërë një “teleferik” që i transporton thasët 100 metra më sipër, afër rrugës kryesore të fshatit, për t’i dërguar pastaj në fabrikën e përpunimit.

Ai tregoi se u duhej një zgjidhje për të shpëtuar këtë super prodhim.

Të tjerë fermerë pohojnë se kanë nga 1 mijë deri në 5 mijë rrënjë ullinj në këtë fshat dhe u kanë mbetur tonelata vaj, të ri e të vjetër, pa shitur.

Qeveria, Ministria e Bujqësisë nuk kanë siguruar as treg, as pika grumbullimi; pushteti lokal nuk ka ndërtuar asnjë rrugë dhe fermerët e Roskovecit, ashtu si ata mijëra në të gjithë Shqipërinë, rropaten me mish e me shpirt, me miq e me shokë, të shesin vajin e ullirit që të vazhdojnë të rrojnë në vendin e tyre.

You may also like