Ndodh takimi i parë mes Borës dhe Donaldit, e pranishme dhe Olsa e “Përputhen”

by admin
Spread the love

Donaldi reagoi dy ditë më parë për herë të parë pas një heshtjeje të gjatë. Me reagimin që bëri na la të kuptojmë që i dha duart përfundimisht Beatrixës dhe synimi i tij tani e tutje do jetë të rifitojë Borën.

Prej ditësh, Donaldi ka filluar aksionin për ta arritur sa më parë qëllimin e tij. Fillimisht i shkoi me makinë poshtë apartamentit të saj në Kodrën e Diellit, më pas u thanë që ishin bashkë në Vienë.

Ndërkohë sot nga burimet tona mësojmë se Bora dhe autorja e Përputhen, Olsa Muhameti, ishin duke pirë dicka në lokalin e Top Channel dhe pranë tavolinës së tyre ka shkuar Donaldi.

Të jetë kjo thjesht rastësi? Nuk e bësojmë! Pasi dhe nga reagimi i tij, kuptuam që vlonjati do bëjë gjithcka tani e tutje të “shkrijë” Borën dhe të rikthehen sërish bashkë.

Për t’i kërkuar një lloj faljeje apo për ta bindur që të rikhehen sërish bashkë, Donaldi i dedikoi edhe një këngë Borës, e titulluar “Nuk je”, teksti dhe detajet e klipit ishin mjaft të qarta se ishte dedikim për moderatoren e Përputhen.

Donaldi ka një mundësi shumë të mirë për të qenë akoma dhe më shumë pranë Borës, nëse pranon akoma propozimin e Top Channel për emisionin me Romeon,”Më lër të flas”, për të cilin ende nuk dihet nëse do fillojë apo jo.


You may also like