Ndodh përplasja e parë në mes Semit dhe Donaldit

by admin
Spread the love

“Big Brother Vip” tashmë është bërë një ndër emisionet më të shikuara në vend.

Çdo lëvizje e banorëve bëhet kryefjala e mediave rozë pothuajse çdo ditë, ndërsa debatet janë ato që marrin akoma më shumë vëmendje.

Ndërkaq së fundmi ajo që ra në sy është debati në mes Donaldit dhe Semit, dy nga banorët më të përfolur, ditën e sotme patën një përplasje, shkruan “Kosovarja”.

Tema ishte Bora Zemani, pasiqë Donaldi u deklarua si “Single” ishte Semi ajo që e mohoi duke thënë se ti pate një takim me të brenda shtëpisë dhe se në momentin e puthjes gjërat kanë ndryshuar.

Kjo e fundit tha se ti nuk mund të thuash se je “Single” përderisa ajo puthje ndodhi, ndërkaq ishte Donaldi ai i cili kundërshtoi duke thënë se: “Ne kemi shumë gjëra të lëna pezull nuk kemi zgjidhur asgjë, nuk mund të them se jam i lidhur kur ka 6 muaj që jam ndarë.”

Kjo bëri që debati të vazhdonte në mes tyre duke bërë të kuptohet se për këtë pjesë medimet e tyre nuk mund të përputhen, ndryshe herave tjera. /Kosovarja/


You may also like