Ndodh për herë të parë: Irani sulmon bazën amerikane si hakmarrje për një sulm izraelit

by admin
Spread the love

“The New York Times” raportoi sot  se sulmi i muajit të kaluar me dron në bazën ushtarake amerikane në al-Tanf në Siri ishte një hakmarrje iraniane ndaj sulmeve izraelite.

Sipas raportit, Shtetet e Bashkuara evakuuan bazën në Siri pasi morën informacione nga Izraeli për operacionin iranian për të kryer sulmin mbi bazën amerikane.

Tetë zyrtarë amerikanë dhe izraelitë që folën për New York Times thanë se kjo ishte hera e parë që Irani kishte lëshuar një urdhër të drejtpërdrejtë për të kryer një ofensivë ushtarake kundër Shteteve të Bashkuara në përgjigje të sulmeve izraelite në Siri, përcjellë FMimages.net.

Sulmi ndodhi më 20 tetor. Pesë dronë vetëvrasës u nisën në të njëjtën bazë, në atë që Komanda Qendrore e SHBA e quajti një “sulm të planifikuar dhe të qëllimshëm”.

Në bazën amerikane në al-Tanf, rreth 200 trupa amerikane janë vendosur rregullisht për të trajnuar militantët sirianë për të luftuar ISIS.

You may also like