Ndizen tensionet me ardhjen e Vuçiç/ Berisha lajmëron protestë kombëtare, blindohet kryeministria, zbarkojnë mbi 2000 efektivë, ja me çfarë janë lyer shtyllat

by admin
Spread the love

Një protestë kombëtare është thirrur ditën ditën e sotme nga ish kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Ballkan”.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.

Informohet se mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat Shqiponja.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë

Bulevardi është bërë gati për pritjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të samitit “Open Ballkan”.

Sot Vuçiç, Zaev e delegacioni do të priten në një darkë jo formale.

 

This post was published on 2021-12-20 10:47 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like