Ndihmat nga ajri në Gaza lënë disa të vdekur teksa bien mbi njerëzit (foto-video)

by admin
Spread the love

Përveç tmerrit të luftës në Gaza, pamje të zymta në rrjetet sociale tregonin sot një avion transporti që lëshonte ndihma humanitare mbi një turmë njerëzish të zhvendosur në veri të Gazës, duke lënë pesë njerëz të vdekur sipas raportimeve.

Viktimat u goditën nga pakot që binin me parashutë teksa njerëzit e tmerruar shikonin nga qielli.

Raportime të tjera thonin se disa nga parashutat e ngarkesave të ndihmës të lëshuara nga avioni amerikan, nuk u hapën.

Në video njerëzit shihen duke vrapuar për të shpëtuar nga parashutat pasi disa njerëz ishin plagosur.

Nuk ishte e qartë se cilët lëshonin ndihmat e sotme në Gaza por dy ditë më parë lëshoi ushqim për disa mijëra banorë me tre avionë transportues ushtarakë.

Presidenti Joe Biden ka urdhëruar një “mision emergjence” për kalimin e ndihmës humanitare në Gaza, ka njoftuar administrata e tij.

Zhvillimi vjen teksa ende 300,000 njerëz jetojnë në Gaza që kanë vetëm sasi minimale ushqimi për të mbijetuar.

Mes presionit ndërkombëtar për krizën, zyrtarët izraelitë thanë dje se do të nisin të lejojnë kalimin e ndihmave për popullatën në veri të Gazës, si dhe do të bashkëpunojnë me një rrugë detare nga Qipro.

Izraeli që mban të rrethuar e të izoluar territorin, tha se do të lejojë sot 30 kamionë ndihmash të hyjnë në veri të Gaza nga Izraeli, ndërsa ka nisur kontrollet e sigurisë në anijet nga Qipro që do të sjellin ndihmat për palestinezët. Këto të fundit financohen nga Emiratet e Bashkuara dhe u bënë të mundur me ndërmjetësimin e SHBA, shkruan rrjeti britanik Mirror.