Ndezja e instalimit elektrik në motor është arsyeja marrjes flakë të autobusit të NQP-së

by admin
Spread the love




Ndezja e instalimit elektrik në pjesën e motorit të autobusit është shkaku i zjarrit të djeshëm për shkak të të cilit një autobus urban ka marrë flakë në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, afër “Rade Konçar”, njoftoi Ndërmarrja e Transportit Publik.
“Në momentin e rënies së zjarrit automjeti ka qenë me dyzet udhëtarë, shoferi në pasqyrën e pasme ka vërejtur tym nga pjesa e pasme e mjetit, është ndalur, ndërsa udhëtarët kanë zbritur, domethënë falë kujdesit të shoferit nuk ka pasur udhëtarë të lënduar. Nga atje shtojnë se është shkaktuar vetëm dëm material dhe se për momentin po vlerësohet sasia e dëmit”, njoftoi NTP-ja.
Ndërmarrja njoftoi se të gjitha automjetet e NTP Shkupi i nënshtrohen kontrollit të rregullt teknik dy herë në vit. Përndryshe çdo automjet i NTP Shkup i përfshirë në transportin publik pas kthimit nga linja i nënshtrohet kontrollit dhe mundësisht servisit të nevojshëm, që do të thotë praktikisht automjetet janë i nënshtrohet ekzaminimit çdo ditë”, njoftoi ndërmarrja.


You may also like