Ndeshjet e superiores/ Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë, e mund 2-0

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vllaznia pëson humbjen e parë në këtë sezon të Abissnet Superiores.

Në ‘Egnatia Arena’ skuadra verilindore iu imponua asaj shkodrane duke e mundur me rezultatin 2-0.

Në fillimin e ndeshjes ishte Vllaznia më kërkuese, por ishte Kukësi ai që gjeti avantazhin në minutën e 29-të me Taipin që shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje nga jashtë zonës. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me rezultatin 1-0 për skuadrën verilindore.

Në pjesën e dytë, Vllaznia bën përpjekjet e saj për të barazuar rezultatin, por skuadra shkodrane nuk ishte në ditën e saj më të mirë dhe dështoi në rastet që krijoi. Ai që nuk gaboi ishte Kukësi që 8 minuta nga fundi i ndeshjes shënoi edhe golin e dytë me Ndrecën që befasoi portierin e Vllaznisë Zogovic me një goditje të bukur fluturimthi.

Dita e errët e Vllaznisë në këtë ndeshje u mbyll në minutën e 90 kur arbitri i ndeshjes me ndihmën e sistemit VAR ndëshkoi me karton të kuq Zinedine Mustedanagic duke bërë që Vllaznia të luajë minutat e fundit në inferioritet numerik. Sfida u mbyll 2-0 për Kukësin që shkon në 11 pikë po aq sa edhe Teuta e Tirana me këtë të fundit që mbrëmjen e së hënës do të luajë Derbin me Partizanin. Dinamo po tregon se nuk është rastësisht në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar.

Skuadra  kryeqytetase fitoi në Korçë ndaj Skënderbeut 1-0 një fitore që duket se i shijon më shumë trajnerit Bledi Shkëmbi që vinte si kundërshtar i skuadrës korçare. Skënderbeu dhe Dinamo në pjesën e parë zhvilluan një lojë të hapur dhe bënë përpjekjet e tyre por pa mundur dot që të bëjnë shumë në zhbllokimin e rezultatit dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Rezultati ii sfidës u zhbllokua në pjesën e dytë kur Dinamo arriti të shënojë në portën e korçarëve me Chinedun duke marrë kryesimin 1-0, një rezultat që mbeti i tillë deri në fund, ndërkohë që pati edhe momente tensioni përpara se arbitri t’i jepte fund sfidës. me këtë fitore Dinamo shkon në kuotën e 9 pikëve po aq sa edhe Vllaznia, ndërsa Skënderbeu është me 3 pikë në vendin e fundit.


Top Channel

You may also like