Klan Kosova dhe Artmotion vijnë edhe me një risi.
Nga muaji qershor ndeshjet e kombëtarës së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve (Nations League) do të transmetohen në Klan Kosova dhe në kanalet sportive të platformës Artmotion.
“Dardanët” kampanjën e ndeshjeve në Nations League e nisin më 2 qershor si mysafir i Qipros.
Ndeshja nis nga ora 18:00.
Ekipi i Alain Giresse, tre ditë më vonë më 5 qershor do të luajë në “Fadil Vokrri” përball Greqisë nga ora 20:45.
Sërish në Prishtinë, më 9 qershor kombëtarja e Kosovës do të ketë punë me Irlandën e Veriutm prej orës 20:45.
E me kaq nuk mbarojnë ndeshjet e “Dardanëve”.
Tutje më 12 qershor “Verdhekaltërit” do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër “helenëve”.
Kosova gjendet në grupin 2 të Ligës C të Nations League (Liga e Kombeve), me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron.
Ndërkaq ndeshjet e tjera interesante të Ligës së Kombeve, do të transmetohen në kanalet sportive të Art Motion.