Ndeshje dramatike Holandë-Argjentinë, skaudra e udhëhequr nga Messi në gjysmëfinale pas penalltive – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndonëse me vështirësi, Argjentina ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, duke mposhtur Holandën pas ekzekutimit të penalltive, pasi pjesa e rregullt e lojës përfundoi 2:2.

Në këtë ndeshje spikati sërish ylli kryesor i saj, Leo Messi.

Fillimi i ndeshjes u katakterizua me një lojë ngërçi, kur të dy ekipet studioheshin në gjysmëfushë. Për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes u nevojit një mjeshtri e llojit të vet nga një lojtar magjik siç është Messi.

Ai në minutën e 35-të pothuajse pa shikuar fare, me një dhunti drithëruese, pa të lirë Molinan – të cilin e shërbeu me këmbën e tij të majtë me saktësi empirike.

Kështu, mbrojtësi argjentinas me ta pranuar topin, shënoi pa ndonjë vështirësi të madhe për 1:0 në favor të Argjentinës.

Ekipi i drejtuar nga Scaloni me sukses arriti ta menaxhojë kapitalin prej një goli që krijoi në pjesën e parë të ndeshjes, duke shkuar në pauzën mes dy pjesëve në epërsi minimale.

Në pjesën e dytë ishte Argjentina që vazhdoi të tregohej më klinike dhe pragmatike, duke mbajtur nën kontroll ndeshjen.

Kështu, në minutën e 71-të u shënua një tjetër episod i rëndësishëm në ndeshje, që ishte edhe vendimtar. Mbrojtësi i Interit, Dumfries, pengoi Acunan në zonë të rreptësisë.

Gjyqtari akordoi penallti në favor të argjentinasve. Përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë e mori Lionel Messi.

Ai shënoi pa ndonjë vështirësi, duke çuar shifrat në 2:0. Njëherësh, ky ishte edhe goli i tij i 10-të në Botëror, duke barazuar rekordin e legjendës argjentinase Batistuta.

Tek Holanda u gjend në disavantazh prej dy golash, filloi të sulmojë më shumë. Ishte Berghuis në minutën e 83-të që gjeti të lirë Weghorstin, i cili me kokë shënoi për 2:1, për ta ngushtuar disavantazhin dhe për t’i mbajtur gjallë shpresat e kombëtares së tij.

Në minutat në vijim ndeshja u përshkrua me shumë nerva dhe tension. Në një moment ndodhi edhe një kacafytje mes Paredes dhe Van Dijk, që nxiti edhe reagimin e dy bankinave, shkruan Nacionale.

Pas përfundimit të minutave të rregullt të ndeshjes, gjyqtari akordoi dhjetë minuta shtesë. Holanda nuk u dorëzua për asnjë çast dhe ky mentalitet u dha fryt.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, kur po zhvillohej minuta e 90+11’, Holanda me mençuri ekzekutoi një goditje dënimi në afërsi të zonës nga pozita ballore. Ishte Koopmeiners ai që me një skemë gjeti të lirë Weghorst, i cili i gjendur afër portës shënoi për 2:2.

Një gol që i dha një dush të ftohtë Argjentinës, por edhe një gëzim të paparë tifozëve tulipanë. Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime.

Tridhjetë (30) minutat pasuese të vazhdimeve nuk rezultuan me ndonjë gol shtesë, edhe pse Argjentina pati një iniciativë të theksuar në lojë, e me raste edhe iu afrua golit të fitores. Rastin më të mirë në lojë e pati në minutën e 120+1′, por goditja e Enzos nga 20 metra përfundoi në shtyllën e majtë të portierit holandez.

Megjithatë, portat nuk u tundën gjatë vazhdimeve dhe – si rrjedhojë – ndeshja shkoi në penallti.

You may also like