“Ndeshja më e dobët e karrierës”, Djokovic: Urime Sinner, favorit mbetet Nadal!

by admin
Spread the love

Jannik Sinner mposhti me shifrat 3-1, Novak Djokovic në gjysmëfinalen e Australian Open.

Italiani i dha fund një dominimi të serbit në tokën australiane teksa hera e fundit që “Nole” mposhtej në Australian Open ishte në vitin 2018, në raundin e 1/16-tave përballë koreano-jugorit, Hyeon Chung. Pas sfidës me Sinner, në deklaratën për mediat, 36-vjeçari theksoi se zhvilloi ndeshjen më të keqe të karrierës, ndërsa nuk harroi t’i bënte elozhe italianit.

“Jam i shokuar nga niveli që tregova, në dy setet e para nuk kam bërë pothuajse asgjë. Ishte padyshim një nga ndeshjet më të këqija të karrierës sa i takon turneve Slam. Nuk është aspak një ndjesi e bukur, por urime Sinner sepse ishte më mirë se unë në çdo aspekt. Ka shumë gjëra negative, ishte poshtë nivelit tim. Sinner dominoi, zhvilloi ndeshjen perfekte.

Roland Garros? Ka ende shumë kohë. Është një sezon i gjatë në fushat me dhe, disa lojtarë janë më të avantazhuar aty dhe kjo është normale. Mendoj se nëse Nadal do të jetë në Roland Garros, mbetet favoriti kryesor për ta fituar këtë turne. Pastaj Alcaraz dhe Sinner, por nëse sheh listën me 10 apo 15 tenistët e parë të botës, e kupton se fituesi mund të jetë kushdo prej tyre. Por, e përsëris se ka shumë kohë deri në Roland Garros dhe varet forma në të cilën do të mbërrijmë”, u shpreh Djokovic. /Supersport


Top Channel

You may also like