Ndeshja Llapi – Ballkani mbyll sot xhiron e 14’të të Superligës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot do të zhvillohet vetëm një ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mbyllur kështu javën e 14-të, shkruan Insporti.

Llapi vjen pas një fitore 1-0 në udhëtim ndaj Malishevës, teksa Ballkani triumfoi në derbin ndaj Dritës në Suharekë.

Momentalisht, ekipi i Batatinës mban pozitën e gjashtë me 18 pikë, shtatë më pak se dy ekipet gjilanase që po prijnë momentalisht.

Ballkani aktualisht ndodhen në pozitën e tretë me 24 pikë, por me një fitore potenciale sot do të rikthenin lidershipin në tabelë

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë mes këtyre dy skuadrave, Ballkani kishte triumfuar me rezultat 2-0.

Takimi starton me fillim nga ora 13:30.

/Insporti.com

You may also like