Ndeshja Elbasani-Pogradeci mbyllet me barazim, skuadrat me sytë nga Kategoria e Parë

by admin
Spread the love

AF Elbasani-Pogradeci u përballën këtë të dielë për raundin e 13-të për Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Kjo sfidë u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën, duke realizuar me Gava-n, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’.

Pogradeci tentoi në disa raste të reagonte, ndërsa ia doli të gjente barazimin me Shkulakun në minutën e 60’, duke dalë me 1 pikë nga “Elbasan Arena”.

Këtë sezon, AF Elbasani dhe Pogradeci janë dy pretendetët kryesorë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë teksa pas 13 ndeshjes të luajtura janë në kuotë të barabartë pikësh, 33.

Ajo që spikati në këtë përballje ishin mbështetësit e vendasve që “sfiduan” edhe Superligën, duke mbushur “Elbasan Arena-n” në mbështetje të ekipit të tyre.

Ndeshja nisi me tensione, të cilat kanë agravuar më tej, pasi arbitri dha një penallti pesë minuta pas nisjes së lojës.

Futbollistët e Pogradecit të revoltuar janë nisur drejt arbitrit duke e shtyrë, ndërsa më pas ndërhyri stafi i sigurisë. Presioni i ndeshjes dhe frika e kalimit në avantazh të Elbasanit, falë penalltisë që do të realizonte, ka bërë që të ketë përplasje.

 


Top Channel

You may also like