Ndërsa zyrtarët po përshëndesin Zelensky-n, shikoni se ç’po bën Orban – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një video nga Brukseli është publikuar më parë në rrjetet sociale, ku shihet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i shoqëruar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke iu afruar krerëve të vendeve anëtare të BE-së.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán nuk e duartrokiti Volodymyr Zelenskiy përpara një fotosesioni të përbashkët me liderët e BE-së në Bruksel.

Në video shihet Zelensky, i shoqëruar nga Michel, duke iu afruar krerëve të vendeve anëtare të BE-së. Të gjithë, përveç Orbanit, duartrokasin liderin ukrainas.

Tani është shfaqur një video e re e kryeministrit hungarez, në të cilën duket sikur Orban pretendon të bëjë diçka shumë të rëndësishme në tavolinë, ndërsa të gjithë zyrtarët e tjerë përshëndesin liderin ukrainas.

Shikoni pamjet:

You may also like