Ndërrova nominimin prej teje, do të të shkatërroj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Debatet e forta kanë përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP së fundmi. Edhe pse u duk se do të ishin dy miq shumë të mirë, Olta dhe Armaldo kanë pasur një debat shumë të fortë me njëri-tjetrin ditën e sotme.

Teksa banorët e shtëpisë po zgjidhnin liderin e ri të shtëpisë, Maestro votoi pro Kiarës, një veprim që duket se e ka mërzitur shumë Oltën, e cila ka dalë jashtë kontrollit, e cila shpërtheu dhe tha se me mundësinë e parë do ta shkatërrojë Armaldon.

Olta tha se me këtë gjë që bëri Maestro, ai kërkon t’i thotë Luizit që mos ta eliminojë, ndërsa i tha Armaldos se ditën kur nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Bledin, ajo e ndryshoi vendimin veç prej tij.

“Me këtë i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen një mundësi ty do të shkatërroj. Se zarfin e kuq e kisha, kam ndërru nominimin se ti e di shumë mirë vetëm që të mos dilje në nominim sepse shpëtove i fundit dhe ishe gati për të ikur. E ndryshova komplet”, tha ajo.

You may also like