Ndërpritet prerja e drunjëve në pyllin e fshatit Sfillare – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Banorët: Nuk do të lejojmë asnjë dru të pritet

Kështu dukej sot pylli në fshatin Sfillare të Komunës së Sarajit. Kompania e cila i ka prerë drunjtë ishte larguar, ndërsa nje pjesë të drunjve kishte mbetur, informon Klan Maqedoni.

Banorët thonë që nuk do të lejojnë prerjen e drunjve dhe shkatërrimin e natyrës në fshatin e tyre.

 ”Kur i kemi mbjellur pishat atëherë isha fëmijë, 12-13 vjeçar kemi punuar për lirë pare kurse sot ka ardhur koha dikush me i prishë, është turp prej Zotit”, tha një banor.

”Si e mbaj mend prej vitit 1971-72 unë i kam mbjellur pishat si i ri, biles ende e kam një gjobë që më kanë dënuar pse  i lëshova bagëtitë, sepse s’kemi guxuar as në këmbë të hecim e sot të pritet është masakër, duhet të jepet përgjegjësi” , thotë një banor i fshatit Sfillare për Klan Maqedoni.

“Unë nuk e di si e kanë konstatuar se janë dru të sëmure”, tha një banor.

Dje në vendin ku priteshin drunj erdhi edhe një përfaqësuesi i kompanisë Golden bag. Ai thotë se gjithcka është sipas ligjit. Por në marrëveshjen të cilën na tregoi qëndron se duhen të priten vetëm drunjtë e djegur.

“Nuk kemi ardhur të bëjmë diçka të jashtligjshme apo të bëjmë masakaër. Institucionet na kanë dhënë të drejtën, veterinarët, njerëzit që janë kompetent na kanë thënë që këto dru janë të sëmurë dhe duhet të priten”, thotë përfaqësuesi i kompanisë.

Banorët e fshatit Sfillare nuk do të lënë asnjë dru të pritet, kërkojnë nga institucionet që të ndërprejnë masakrën që po i bëhet natyrës së këtij fshati. Nesër kanë caktuar takim me kryetarin e Bashkësisë Lokale , Samet Abdullahu i cili sipas tyre është i njoftuar për prerjen e drunjëve në këtë fshat. Ai sot nuk përgjigjej thirrjeve të Klan M. /KlanMacedonia/.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

 

You may also like