Ndërpritet Gjilani-Ballkani, tifozët pushtojnë fushën! Drenica luan tenis

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

U luajtën sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës ku Gjilani i vendit të dytë u përball në shtëpi kundër Ballkanit kryesues. Ndeshja u ndërpre në minutat e fundit të takimit pasi tifozët e Gjilanit hynë në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Takimi filloi mirë për Ballkanin që gjeti edhe golin e avantazhin që në minutën e parë me anë të Ermal Krasniqit. Sakaq, më pas ndeshja nuk pati asnjë gol tjetër deri në minutën e fundit.

Portieri i Gjilanit, Enea Koliçi u afrua në zonë dhe pas një krosimi ai realizoi edhe golin që vendosi ekuilibrat. Pas këtij momenti tifozët pushtuan fushën dhe ndeshja u ndërpre.

Në sfidën tjetër Drenica mposhti me rezultatin tenistik 6-0 Feronikelin. Meziu hapi siparin e golave, përpara se Uka të dyfishonte rezultatin. Goli i tretë u shënua nga Dushi, ndërsa Uka realizoi edhe dy herë të tjera duke plotësuar edhe tripletën e tij personale.

Rezultati final i takimit u vulos nga Sekiraqa në minutën e fundit të takimit.

BKT Superliga e Kosovës – JAVA 27
Gjilani-Ballkani 1-1 (ndërprerë)
Shënues:
Koliçi 90+5 / Krasniqi 1’

Drenica – Feronikeli 6-0
Shënues:
Meziu 12’, Uka 19’,75’, 88’ Dushi 64’, Sekiraqa 90+5’

You may also like