Ndërkohë që Trixa u mërzit dhe u zhduk, gjithë të tjerët bëjnë nga një sqarim çdo tre orë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Salsano Rrapi ka reaguar për herë të parë pas situatës së djeshme në Big Brother VIP dhe siç ka paralajmëruar ka postuar disa nga mesazhet që i kanë ardhur në inbox. “Kam vendosur te postoj te gjitha mesazhet “dashamirese’ qe me vijne ne Instagram, per shkak te batutes sime ne filmin e Ermal Mamaqit”, shkroi ai, duke postuar disa foto me mesazhe ofenduese dhe mallkime.

Më herë ishte Ermali ai që tha se kurrë nuk kishte marrë kaq shumë mallkime dhe ofendime nga njerëzit, sa pas asaj situate në BBV.

Duke pasuar Salsanon, Ermal Mamaqi ka postuar sot sërish një video në llogarinë e tij të Instagramit, ku nuk kanë munguar as batutat. Ai shprehet se fajin e ka Bora, por më shumë Salsano, pasi sipas tij, ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet.

“Ej miq! Besoj se nga gjithë kjo zallamahi që është krijuar e kuptuat se sezoni i dytë i serialit H.O.T është shumë i nxehtë tani dhe po fillon. Ftoj gjithë bizneset që duan të marrin pjesë në këtë serial që duket se ka filluar të bëjë zhurmë para se të fillojë, që të më kontaktojnë. Dhe mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet“, u shpreh Ermali në video./revistawho.com

https://www.instagram.com/reel/CZ4Uz8VDS50/?utm_medium=copy_link

You may also like