“Ndërhyrja më e frikshme që kam parë”, Rodgers vajton dëmtimin e 17-vjeçarit

by admin
Spread the love

Dëmtim i rëndë te Leicester City, ekipi ku 17-vjeçari Will Alves ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju.

Mesfushori i avancuar anglez, i cili debutoi me “Dhelprat” në muajin janar në FA Cup, ka këputur ligamentin e gjurit prej një ndërhyrjeje të frikshme nga kundërshtarët.

Alves do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 9 muaj prej dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Youth Cup ndaj Wolves, një ditë pasi kishte luajtur disa minuta me skuadrën e parë në fitoren 0-3 ndaj MK Dons në EFL Cup.

Ndërhyrja më e frikshme që kam parë”, u shpreh Brendan Rodgers, trajneri i skuadrës angleze. “Një lajm i trishtë për ne, pasi kemi humbur një nga talentet tanë të rinj”, deklaroi Rodgers./ Super Sport

 


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like