Ndarja ndikon në efikasitetin e veprimit të ASH-së – Shqip

by admin
Spread the love

Analisti politik, Ismet Ramadani në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka komentuar ngjarjet e fundit brenda ASH-së. Sipas tij, kjo parti ka qenë shumë mirë e organizuar dhe ka qenë faktor kyç për kombinatorikat koalicionuese për zgjedhjet e 8 majit. Kjo sipas tij, ka qenë edhe arsyeja e sulmeve për përçarje të kësaj partie.

“ASH e kishte çelësin, do të kisha thënë pothuajse ishte çelësi magjik për të siguruar ndonjë kombinim partiak, koalicion për të siguruar në një mënyrë fitoren për qeveri të ardhshme dhe për të mbajtur diskursin euro-atlantik. Dhe kur të jepet kjo pozitë, kuptohet se atëherë aktivizohen të gjitha format, mënyrat që ajo parti të sulmohet në forma të ndryshme që t’i ndodhë në ndarje”, tha mes tjerash analisti Ismet Ramadani./tvklan.mk

You may also like