Ndarja e shumëpërfolur nga Shakira, edhe prindërit e Gerard Pique-s kanë diçka për të thënë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique dhe ylli i muzikës pop Shakira janë bërë kryefjala e të gjitha mediave botërore.

Së fundmi, prindërit e Piques, i cili tani është në një lidhje me modelen Clara Chia Marti, kanë thyer heshtjen për ndarjen e djalit të tyre dhe Shakiras. Prindërit e Pique besojnë se djali i tyre ka nevojë për paqe.

Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu, deri më tani kishin qenë të qetë për ndarjen e ish-çiftit, por sipas një gazetari spanjoll, ata më në fund ndanë anën e tyre të historisë.

“Ai po largohet nga Barcelona tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakira-n”- janë shprehur ata.

Kur Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre, filluan menjëherë spekulimet se kush do të merrte kujdestarinë e fëmijëve. Të dyja palët thuhet se po synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë. Shakira do të transferohet në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e saj, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes çiftit ndërluftues dhe avokatëve të tyre në një takim maratonë 12-orësh.

Gerard, nga ana tjetër shpërtheu në lot të shtunën në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës gjatë një fjalimi emocionues lamtumire pas tërheqjes nga futbolli. Futbollisti thuhet se i është dorëzuar dëshirave të Shakirës për të shmangur një betejë të shëmtuar divorci në gjykatë. Takimi përfundoi me marrëveshjen që hoqi pengesën kryesore në përpjekjet e vazhdueshme të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.

Mesa duket problemet e ndjekin Gerard Pique-n jo vetëm në fushën e futbollit. Clara Chia Morty, e dashura e tij 23-vjeçare është vënë në shënjestër të rrjeteve sociale prej disa muajsh, e akuzuar për shpërbërjen e familjes së futbollistit. Së fundmi, ajo thuhet se është sulmuar edhe në rrugë nga disa persona të panjohur.


Top Channel

You may also like